Lajme

Grenell për aksionin në veri: Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 13 October 2021

Ish përfaqësuesi i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.

Grenell ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mos heshtë pas situatës së krijuar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri është shkelje e marrëveshjes së Brukselit nga ana e Kosovës.

-Advertisement-

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është një shkelje e saj. Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden gjithashtu nuk duhet të heshtë për këtë situatë”, ka thënë Grenell./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera