6 mënyra si të hiqni dorë nga sheqeri/ Sa gramë duhet të konsumoni në ditë
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 13 October 2021
Ne shpesh e fajësojmë veten për konsumimin e tepërt të sheqerit. Por në fakt edhe ata që janë të vetëdijshëm se si funksionojnë hormonet dhe neurotransmetuesit që nxisin dëshirën për sheqerna, e kanë të vështirë ta luftojnë këtë gjë.
Megjithatë është plotësisht e mundur të mësoni të zvogëloni dhe të kontrolloni sasinë sheqerit që konsumoni.
Së pari, sa gram sheqer në ditë duhet të konsumoni?
Për gratë, sasia e rekomanduar ditore është gjashtë lugë çaji, dhe për burrat, nëntë lugë çaji. Fëmijët duhet të konsumojnë më pak se gjashtë lugë çaji në ditë. Ndërsa fëmijët nën 2 vjeç nuk duhet të konsumojnë sheqer të përpunuar. Në këtë artikull ju njohim me disa taktika të provuara, për t’ju ndihmuar të hiqni dorë nga varësia ndaj sheqerit.
Flini më tepër
Studimet kanë treguar se gjumi i pamjaftueshëm rrit dëshirën për ëmbëlsira. Prandaj është e rëndësishme të përpiqeni të bëni një gjumë të rehatshëm, të pashqetësuar dhe të flini rreth shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë.
Dalloni ndryshimin midis dëshirës dhe urisë
Shpesh kur mendoni se jeni të uritur, në të vërtetë mund të keni thjesht neps për një ushqim të caktuar.Në këtë moment, pyesni veten nëse e vetmja gjë që do t’ju duhej të konsumonit në atë moment do të ishte një mollë, a do e konsumonit atë? Nëse përgjigja është “jo”, atëherë me siguri keni neps dhe nuk jeni të uritur. Kur jeni të uritur, ju jeni të prirur të jeni më fleksibël kur vendosni për atë çka do të konsumoni.
Shtoni proteina në një mëngjes të pasur me karbohidrate
Një studim që vlerësoi skanimet e trurit të njerëzve që hanin një mëngjes të pasur me proteina, zbuloi një aktivitet të reduktuar në rajonet e trurit që lidhej me dëshirën për të ngrënë dhe urinë.
Konusmoni më shumë ujë
Uji është një zëvendësues i shkëlqyer i pijeve të tjera dhe ndihmon me ndjesinë e ngopjes, e cila mund të parandalojë ngrënien e paqëllimshme të ushqimeve me sheqer.

T� tjera
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...

































