Avokati i Mustafës thotë se publikimi i fotografive që u tregohen dëshmitarëve mund të ndikojë në dëshmitarët e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 12 October 2021
Në seancën e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës për krime lufte, avokati i këtij të fundit, Julius Von Bone ka thënë se publikimi i fotografive që u paraqiten dëshmitarëve gjatë gjykimit mund të ndikojë në dëshmitarët e ardhshëm.
Sipas avokatit Von Bone, të gjithë në Kosovë dhe dëshmitarët që do të paraqiten në sallë mund të shohin fotografitë në fjalë dhe një gjë e tillë mund të ndikojë në dëshminë e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Thjeshtë e ngrita si çështje këtë për personat përkatës, nuk mendoj se është gjë e mirë që fotografitë që përdoren për të identifikuar nga ana e disa dëshmitarëve në një moment të caktuar janë të publikuar në televizor gazeta e kështu me radhë, sepse personat mund të ndikohen prej kësaj, mund t’i kërkojmë këto fotografi t’i shikojnë dhe nëse nuk ka fotografi tjera që ju tregohen dhe nëse dikush jep dëshmi në gjykim dhe këto janë dokumentet që i tregohen dëshmitarit ka mundësi t’i ketë parë më përpara”, ka thënë ai, duke u përgjigjur në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt- Folgia, nëse dëshironin të bënin parashtrim lidhur me këtë.
Tutje, avokati Von Bone ka shtuar se nëse dëshmitarët i kanë parë më përpara këto fotografi, ka mundësi të jenë të përgatitur për dëshminë në një mënyrë të caktuar.
“Ose mbase mediat që e publikojnë ku njerëzit reagojnë mes mediave sociale, mendoj se mund të ndikojë në procesin gjyqësor dhe ne mund të arrijmë në konkluzion më pas, por po e ngremë si çështje”, ka thënë ai.
Sipas tij, po të ishte për të nuk do të dëshironte që njerëzve tu tregohen fotografi për të identifikuar dikë ,ndërkohë që kjo mundësi është krijuar prej shumë kohësh më parë.
“Po të ishte në dorën time ,nuk do tua tregoja këto fotografi dëshmitarëve. Ky është këndvështrimi, mendoj se nuk është mënyrë e mirë për ta pyetur dëshmitarit a mund të identifikoni përmes këtyre 4, 5 apo 6 njerëzve dikë nëse këta persona janë identifikuar gjerësisht tashmë në Kosovë në fotografitë që janë shfaqur”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse shihen këto fotografi edhe nga persona të tjerë që mbase mund të intervistohen, nuk do të ishte e dobishme për konstatimin e të vërtetës.
“Të enjten e bëtë një vërejtje më të përgjithshme, nuk e kishim të qartë për çka e kishte fjalën, ju po thoni se nuk mund të bëhet identifikimi i duhur? Së dyti, siç e kuptoj, po flisni për fotografi të cilat janë shfaqur, por në veçanti e keni fjalën me fotografitë me persona në to?”, ka pyetur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt- Folgia.
E avokati Von Bone tha se nuk e ka vetëm për fotografitë me persona, por edhe ato të kompleksit e shtëpisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Desha të ngre këtë çështje që të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se këto fotografi janë publikuar online dhe ky proces gjyqësor ndiqet drejtpërdrejt në Kosovë dhe dukshëm ka një interes të madh. Në ato periudha që kam qenë në Kosovë ka qenë një ndër lajmet më të para në emisionit e lajmeve ky proces gjyqësor. Ka interes dhe mediat e lajmeve e bëjnë punën e tyre, kjo mund të ndikoj në punën e personave që do të dëshmojnë”, ka thënë ai.
Kurse, kryetarja Veldt- Folgia tha se nuk është vetëm trupi gjykues që paraqet fotografi lidhur me kompleksin e se këtë gjë e bën edhe ZPS.
“Ju përmendet trupin gjykues por mendoj se bëhet fjalë për diçka më të thellë se kaq. Ajo që kuptova, aktualisht ju nuk po bëni parashtrime”, ka vazhduar tutje Veldt- Folgia.
Ndërkaq, avokati Von Bone,tha se nuk duan të arrijnë në konkluzion tani, e se thjesht dëshironin t’ia rikujtojnë këtë pjesëmarrësve dhe se konkluzionet do t’i nxjerrin më vonë.
Sipas gjyqtares, të gjitha fotografitë që i janë treguar dëshmitarëve nuk janë treguar asnjëherë publikisht, gjithçka që u tregohet dëshmitarëve nuk shfaqet publikisht.
“E vetmja gjë që i është treguar publikut janë fotografitë gjatë deklaratës hyrëse dhe për këto fotografi mbrojtja është informuar paraprakisht që do të shfaqen dhe mund të kishit shprehur kundërshtim për shfaqjen e tyre. Gjithçka që është në media ka ardhur nga dita e deklaratave hyrëse dhe nuk kanë dalë nga dëshmitë e dëshmitarëve”, ka thënë ajo.
Avokati Von Bone deklaroi se është në dorë të prokurorisë dhe është prokuroria ajo që vendosë si do t’i paraqesë provat e saj.
“I takon të vendosë çka është e nevojshme apo panevojshme të tregohet, por ne mendojmë siç e kemi parë që të njëjtat fotografi që ka treguar trupi gjykues i janë paraqitur edhe dëshmitarëve”, ka thënë ai.
Ndërkaq, lidhur me këtë nga prokuroria u tha se mendojnë se ka dallim mes fotografive që përdoren për identifikim nga trupi gjykues dhe tjera ato që përdor prokuroria.
“Mendoj se trupi gjykues mund ta zgjidh këtë problem duke e pyetur dëshmitarin nëse kanë parë këto fotografi më përpara, sepse aktualisht flasim në mënyrë hipotetike, nuk e dimë nëse bëhet fjalë për fotografi që tregon trupi gjykues apo prokuroria. Disa fotografi që i përdor prokuroria janë përdor edhe në intervistat e dëshmitarëve me ZPS, nuk mendojmë se ka diçka të papërshtatshme”, ishte qëndrimi i prokurorisë.
Gjykimi po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të katërt. Këtë seancë Salih Mustafa po e ndjek fizikisht në sallë.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...