Lajme

Pacolli: Kam frikë se asociacioni do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, Kurtit i mungon transparenca

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 12 October 2021

Lideri i Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli ka thënë se qeverisë Kurti i mungon transparenca, pasi sipas tij situata e krijuar në veri të vendit është një tymnajë e tepruar.

Ai ka thënë se ka frikë se edhe asociacioni i komunave me shimicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, me kompetenca ekzekutive.

“Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është kosovare, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të instistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai në një intervistë për Euronews Albania.

-Advertisement-

Pacolli shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti kryeministër, kundërshton Kurtin opozitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera