Lajme

Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin për asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 02 October 2021

Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” që ka qëndruar afër rrugës.

Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës, pasi kamioni nuk ishte larguar nga rruga.

Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

-Advertisement-

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”

Derisa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.

Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera