Lajme

Çitaku i reagon Lajçakut: Shqetësuese të barazohet Policia e Kosovës me huliganët e barrikadave

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 30 September 2021

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-tës, me disa hapa prapa.

Çitaku në një replikë në Twitter të Emisarit Lajcak ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.

“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera