Lajme

Tensionet në veri, EULEX-i i gatshëm të ndihmojë së bashku me NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 28 September 2021

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark është shprehur se është gati të asistojë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Wigermark, ka bërë të ditur dhe takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera