Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Klinë ku mbeti i vdekur një person, u lënduan edhe nëntë persona të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 28 Shtator 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e mbrëmshëm në Klinë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan dy të tjerë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku të involvuara ishin dy vetura dhe një autobus.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në tutje në njoftimin e Policisë.

Ballkani.info ka marr vesh se ky është i riu Armend Rexhepi, që humbi jetën mbrëmë në aksident.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy