Nesër në shkollë edhe mësimdhënësit me sëmundje kronike dhe shtatzënat?
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 26 September 2021
Nesër do të fillojë procesi mësimor në formë fizike në nivelin parauniversitar në Kosovë. Për SBAShK-un shqetësim është mungesa e mundshme e mësimdhënësve me COVID-19 dhe ata me sëmundje kronike, por edhe e shtatzënave që me vendim të Qeverisë janë të liruara nga paraqitja në punë. Ndërkohë, nga niveli qendrorë është thënë se i gjithë stafi duhet të kthehet në shkolla që nga e hëna.
E derisa mësimi pritet të mbahet në grupe në klasat që kanë më shumë se 20 nxënës, sipas të dhënave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, 93.6% e mësimdhënësve janë të vaksinim së paku me njërën dozë të vaksinës.
Kurse, një pjesë e tyre e ka kryer COVID-19 dhe janë të imunizuar për disa muaj.
Nënkryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, në një prononcim për KosovaPress, tregoi se i mbështesin masat e Qeverisë në lidhje me procesin mësimorë, i cili do të fillojë nga dita e hënë.
Megjithatë, sipas tij, shqetësim janë mungesa e mundshme e mësimdhënësve.
“Ne si SBASHK e mbështesim vendimin e Qeverisë me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e vitit të ri shkollor me një humbje prej 18 ditëve mësimore nga mënyra e paraparë si fillim i vitit të ri shkollor, por sa janë shkollat e përgatitura ndoshta e kisha nda në dy pjesë, në pjesën për përgatitje teknike të shkollave, të objekteve shkollore dhe pjesa tjetër sa janë të përgatitur me staf mësimorë, ndoshta edhe me shpërndarje të teksteve, tek pjesa e parë për objektet shkollore mund të them se janë të përgatitura siç kanë qenë edhe çdoherë tjetër të përgatitura, edhe mund të them se janë me kushte të plotësuara për fillimin e vitit të ri shkollor. Kemi dyshimin që në anën tjetër drejtoritë e arsimore ndoshta nuk janë të përgatitur të cilët mund të paraqitet mungesa e tyre me rastin e fillimit të vitit shkollor, kryesisht ditën e hënë, siç janë mësimdhënëset shtatzëna, të cilët janë të liruar me vendimin e Qeverisë për paraqitjen në vendin e punës, pastaj kemi pjesën tjetër të mësimdhënësve të cilët janë të infektuam gjatë këtyre ditëve me COVID-19, pjesa tjetër e mësimdhënësve që kanë sëmundje kronike por edhe një pjesë e mësimdhënësve, meqenëse është fushatë zgjedhore, dhe një pjesë e mësimdhënësve janë nëpër listat zgjedhore për zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Ymeri.
Ai shton se 93.6% e mësimdhënësve janë të vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës.
“Të dhënat tona tregojnë se 93.6% e mësimdhënësve me ditën e djeshme kanë qenë të vaksinim së paku me njërën dozë të vaksinës, këtij numri i shtojmë edhe numrin që brenda 5 muaj kanë qenë pozitiv me COVID të cilët nuk kanë pas obligim për gjashtë muaj me marrë vaksinën rritet numri i përqindjen deri në 95%, duke e marrë parasysh që edhe ata mësimdhënës që kanë kalu edhe e kanë një test negativ për muaj edhe ata janë të lejuar me ardh në shkollë,” ka shtuar ai.
Edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi mbështet masat e marra në nivelin qendrorë, ku këtu hyn edhe fillimi i procesit mësimorë.
“Të gjitha komunat janë duke i zbatuar në plotni masat të cilat jemi dakorduar me nivelin qendrorë dhe fillimi i zbatimit të tyre do të bëhet që nga e hëna. Neve si Asociacion kemi kërkuar që procesi mësimor më prani fizike të filloj nga kjo e hënë dhe jemi dakorduar edhe me nivelin qendrorë që kjo do të ndodhë. Mirëpo nëse në një klasë ka më shumë se 20 nxënës, atëherë mësimi do të zhvillohet në dy grupe. Gjithashtu, kemi ngritur shqetësimin rreth mësimdhënëseve shtatzëna dhe mësimdhënësve të cilët kanë sëmundje kronike, mirëpo nga niveli qendrorë është thënë që i gjithë stafi duhet të kthehet në shkolla që nga e hëna, d.m.th edhe mësimdhënëset shtatzëna, mirëpo edhe mësimdhënësit të cilët kanë sëmundje kronike, duhet të kthehen patjetër në shkolla. Mirëpo qasjen në objekte mund ta bëjnë nëse janë të vaksinuar apo nëse kanë testin PCR negativë”, ka thënë ai.
Shpresa Shala, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës, për KosovaPress, tha se shkollat teknikisht janë gati.
“Sipas informatave dhe vizitave që i kemi bërë në të gjitha shkollat dhe furnizimet që i kemi bërë në të gjitha shkollat, teknikisht shkollat janë gati. Gjithashtu, dje jemi njoftu që kanë mbajt mbledhjen me taks forcën, është vendos për mënyrën e skenarit, d.m.th pjesë e fshatrave ku ka nxënës më pak, do të mbahet ora 40 minuta, ku do të kthehen të gjithë nxënësit në shkollë. Kurse pjesës së qytetit sipas skenarit të ri A, ora do të jetë nga 30 minuta me dy grupe në një klasë”, ka deklaruar ajo.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se vazhdimisht do të bëhen testime të nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Vazhdimisht do të bëhen testime të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkolla, por kryesisht nëpër shkolla ku ka më tepër nxënës sepse natyrisht aty edhe mundësia e madhe e shpërndarjes së infeksionit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se organizatorët e protestave në veri të vendit, kanë vendosur që mos ta fillojnë procesin mësimor këtë hënë, më 27 shtator.
Ky vendim që pritet të publikohet së shpejti ka për qëllim në radhë të parë propagandistik, duke e paraqitur situatën të rënduar për fëmijët serbë.
Kurse, arsyeja themelore është që t’i mbajnë mësimdhënësit si pjesë e protestuesve.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...