Lajme

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit për sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 25 Shtator 2021

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i reagojë sa më parë Beogradit për “kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan”, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji.

Tutje, Pacolli ka thënë se ofendimet e serbëve ndaj liderëve kosovarë, janë të pa tolerueshme, duke aluduar për deklaratën e Vulinit për Kurtin.

-Advertisement-

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj lidetve tanë”, ka shkruar Pacolli.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy