Kosova pa ambasadorë në 12 shtete, Osmani e Gërvalla në NewYork
Autori: Doresa Geci
14:47 | 22 Shtator 2021
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz nuk po u bëhet vonë emërimi i ambasadorëve të rinj.
Të dyja gjenden në NewYork, ku po zhvillojnë takime në margjina të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ndonëse 12 ambasada të Kosovës nëpër botë kanë mbetur pa zot shtëpie që nga 31 gushti, shkruan Gazeta Infokus.
Ndonëse shkarkimi i diplomatëve u bë në muajin maj, institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje t’i gjejnë përfaqësuesit e rinj diplomatik, për t’i dërguar në Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Australi, Mali i Zi, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Katar.
Sipas hulumtuesit të Politikës së Jashtme, në Demokracia Plus, Emri Abrashi, Ministria e Diasporës është treguar jo transparente rreth emërimit të diplomatëve në këto vende, shkruan Gazeta Infokus.
“Kosova mbetet pa shefa misionesh në 23 nga 32 misionet e saj diplomatike nëpër botë. Edhe pse ka pasur një tentativë për të dërguar 5 emra në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit, kjo ka dështuar në mungesë të kuorumit. Mirëpo, deri më tani nuk kemi ende një thirrje të një mbledhjeje të radhës të Komisionit. Në anën tjetër, jo-zyrtarisht janë përfolur disa emra nga radhët e diplomatëve të karrierës për disa nga misionet diplomatike të Kosovës, por deri më tani nuk kemi asgjë zyrtare, dhe një mungesë të theksuar transparence nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka thënë Abrashi për Infokus.
Madje sipas tij, Donika Gërvalla, është dashur që të përfundoj emërimin e ambasadorëve para se të nisej në Amerikë.
“Ndërsa, se a do të duhej që ajo të shkonte në Nju Jork apo të qëndronte në Kosovë për të përfunduar procesin e emërimit të Ambasadorëve, unë mendoj që Znj. Gërvalla-Schwarz do të duhej ta kishte përmbyllur kapitullin e emërimit të Ambasadorëve më së largu me 31 gusht, kur ka qenë edhe afati i fundit për kthim i të gjithë Ambasadorëve të liruar nga detyra. Megjithatë, pjesëmarrja në formate të tilla është e një rëndësie të madhe për Kosovën, prandaj edhe nuk do të duhej të lëshohej një mundësi e tillë”, ka deklaruar Abrashi për Infokus.
Sipas hulumtuesi të politikave të Jashtme, Emir Abrash, Donika Gërvalla nuk është që ka edhe shumë njohuri rreth politikës së jashtme.
“Nga procesi i përzgjedhjes së Ambasadorëve të rinj të cilët do të plotësonin vendet vakante në misionet tona diplomatike, përpos që kemi pasur një mungesë totale transparence nga MPJD, kemi edhe një mungesë të njohurive elementare nga titullarët e këtij dikasteri rreth marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mesazheve që ne i dërgojmë 22 shteteve tek të cilat ne kemi ulur nivelin e përfaqësimin, dhe 1 shteti (Australisë) ku de facto e kemi mbyllur Ambasadën tonë”, shtoi ai.
Mungesa e ambasadorëve në këto 12 vende sipas Abrashit do t’i kushtojë shumë Kosovës.
“Ky amatorizëm në diplomaci, padyshim se do të na kushtojë shumë si në marrëdhëniet tona bilaterale me gjithë këto shtete, por do të na kushtojë edhe me anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në mbrojtje nga lufta diplomatike e Serbisë”, u shpreh ai.
Gazeta Infokus ka pyetur edhe zyrën për media të presidentes nëse kanë shkuar emrat e ambasadorëve për tu dekretuar por nga kjo zyre nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe në muajin maj të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani pati shkarkuar 12 ambasadoret, në emër të asaj se ata kanë qenë të emëruar politikë.
Një shkarkim i tillë u bë më kërkesë të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...






























