SBASHK-u thotë se mësimi duhet të fillojë të hënën
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 22 September 2021
Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Shkencë së Kosovës është kundër çdo shtyrje të mëtejme të procesit mësimor.
Kështu tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj theksoi se nëse Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja shohin rrezik në fillimin e vitit shkollor atëherë duhet të fillojnë përgatitjet për versione të tjera të mësimit.
“Ne jemi deklaruar se çdo shtyrje e radhës e vitit shkollor do të paraqesë probleme shtesë dhe do të krijojë pikëpyetje se si do të mund të arrijmë t’i zëvendësojmë ditët dhe orët e humbura ngaqë se edhe deri me 27 shtator i kemi 18 ditë mësimi të humbura dhe do të kemi shumë telashe për t’i zëvendësuar ato. SBASHK është shprehur publikisht kundër çdo shtyrjeje të radhës, mendojmë se nëse vërtet institucionet e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja e shohin ende me rrezik fillimin fizik të vitit shkollor, atëherë MASHTI, DKA bashkë me ne dhe gjithë të tjerët duhet këto ditë të angazhohemi dhe të përgatitemi që të fillojmë me një version tjetër të mësimit, siç është mësimi online të cilin askush nuk e dëshiron sepse është tepër i vështirë për tu realizuar por ne duhet të bëjmë diçka sepse çdo shtyrje tjetër do të sjellë probleme dhe përplasje se kur dhe si do t’i zëvendësojmë orët e humbura. Edhe me këto 18 ditë do të kemi telashe dhe lërë pastaj nëse viti shkollor shtyhet edhe më tutje”, ka deklaruar Jasharaj.
Tutje Jasharaj u shpreh se SBASHK që tani është kundër zgjatjes së vitit shkollor në qershor dhe korrik për shkak të kushteve atmosferike.
“Do të kemi reagime të arsyeshme të SBASHK dhe reagimi i parë do të jetë se sido që të jetë puna, viti shkollor nuk bën të zgjatet sepse qershori dhe korriku janë muaj të nxehtë dhe shkollat tona nuk janë të pajisura me elementë që e krijojnë një temperaturë të duhur. Që tani jemi kundër zgjatjes së viti shkollor, nëse shtyhet edhe më tutje do të jemi në hall se çfarë të bëjmë. SBASHK apelon se nëse vërtetë nuk janë kushtet për të vazhduar me 27 shtator me mësimin në shkolla, atëherë MASH, DKA dhe të tjerët duhet të mendojnë se duhet të fillohte me mësimin online ose me forma të tjera të mundshme ”, tha Jasharaj për “Gazeta Blic”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi sot se rekomandimi i IKSHPK-së është që shkollat të vazhdojnë të mbyllura edhe pas 27 shtatorit.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...