Lajme

Meta dekreton të gjithë ministrat, tani është radha e Kuvendit për të votuar qeverinë e re të Ramës

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 15 September 2021

Me marrjen e përgjigjes edhe nga SPAK për mospasje regjistrimi çështjesh hetimore për ministrat e propozuar, presidenti Ilir Meta dekretoi kabinetin e Qeverisë Rama Tre.

Të 17 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë.

Por përpara betimit përpara presidentit kryeministrit do t’i duhet të marrë votëbesimin e parlamentit përmes një seance të posaçme nga ku do të prezantojë programin e qeverisë. Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e do t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita.

-Advertisement-

Kjo seancë me të gjitha gjasat do të zhvillohet përpara kësaj të diele pasi kryeministri udhëton drejt New Yorkut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera