Lajme

Kjo është mosha e 24 personave që humben jetën nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 14 September 2021

Edhe 24 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë. Në mesin e tyre janë 6 gra dhe 18 burra, shkruan Gazeta Infokus,

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një grua dhe një burrë ka humbur betejën me Covid e moshës nga 40 deri në 49 vjeç.

-Advertisement-

Tre burra dhe një grua janë të moshës 50 deri në 59 vjeçare dhe dy meshkuj e një grua tjetër janë nga mosha 60 deri në 69 vjeç.

Ndërsa gjashtë burra dhe një grua janë të moshës 70 deri në 79 vjeç.

Po ashtu tetë persona të tjerë janë viktima të moshës mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 357 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 7,027mostrave.

1 mijë 498 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera