Lajme

Vdekja e Rexhep Bojës, Myftiu Tërnava u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 14 September 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja me rastin e vdekjes së udhëheqësit, drejtuesit, pedagogut e ambasadorit, Rexhep Boja.

Në letër ngushëllimi e tij thuhet se “me këtë rast bashkëndjejmë dhembjen me ju dhe njëkohësisht lusim Zotin e madhërishëm që ish myftiun ta marr në mëshirën e Tij”.
“Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shtetësimin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Tërnavës.

“Lusim Allahun Fuqiplotë që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim”, përfundon telegrami i Myftiut tërnava./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera