Lajme

Agim Bahtiri rrah gjoks përballë kundërshtarëve në Mitrovicë: Merreni edhe Listën Serbe

Autori: L.A 13:46 | 14 September 2021

Partitë opozitare në Mitrovicë kanë arritur marrëveshje parazgjedhore për zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës.

Krejt i vetëm si kandidat është Agim Bahtiri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

Partive opozitare,ai u ka uruar suksese, ndërsa ka shtuar se kjo fitore do të jetë më e madhja ndonjëherë që ka ndodhur në Mitrovicë.

-Advertisement-

“Unë ju urojë punë të mbarë dhe suksese. Edhe listën Serbe le të marrin, edhe pse ashtu ka qenë plani. Ne jemi gati për të punuar dhe ballafaquar. Sinqerisht është një ndjenjë e fuqishme e qytetarëve të Mitrovicës që unë të vazhdojë punën edhe katër vite. Kjo do të jetë fitorja më e madhe që e kam pas ndonjëherë në historinë e Mitrovicës, ku do të jenë 65 përqind të Agim Bahtirit, kaq”, ka thënë kandidati për kryetar të Mitrovicës për Infokus.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera