Lifestyle

“Jam shumë e nxehtë”/ Burrat nuk e besojnë se është 50 vjeçe, i luten që të dalë në takim me ta (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 July 2021

Maya Spielman është një grua që poston rregullisht video në faqen e saj në “TikTok”, ku nuk ngurron që të ekspozojë format e saj seksi. Ajo është 50 vjeçe dhe askush nuk e beson këtë fakt, pasi duket shumë e re.

Teksa fansat e saj shohin videot, mendojnë se Maya është në të njëzetat apo të tridhjetat. Por Spielman këmbëngul se është më e madhe dhe nuk ka aspak frikë që ta pranojë atë.

Bukuroshja brune e ka bërë emrin e saj mjaft të njohur pikërisht me videot e publikuara në “TikTok”, ku linjat trupore marrin gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

-Advertisement-

Burrat e të gjitha moshave i shkruajnë 50-vjeçares duke i kërkuar që të dalin në një takim me të. Ndërsa gratë e tjera duket se kanë “frikë” nga bukuria e saj.

“The Sun” shkruan se shumë persona e kanë pyetur për sekretin se si ajo ka qëndruar kaq e re, pavarësisht moshës. Por Maya nuk ka zbuluar shumë rreth kësaj, vetëm ka thënë “të veprosh si e re”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera