Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që e kemi në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 24 June 2021
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin e kësaj partie që është në Hagë.
Sipas tij, kryetari i ri është një mesazh se vetëm një PDK e fortë dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë.
“Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj thotë se për 8 muaj si ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, ka kaluar një përvojë të jashtëzakonshme politike e personale.
“Vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të partisë, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes time si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë. Kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik. Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale”.
Ai falënderoi të gjithë anëtarët për mbështetjen, duke thënë se në angazhimin e tij politik çdo herë ka qenë vetvetja.
“Faleminderit të gjithë anëtarëve për mbështetjen, bashkëpunëtorëve e lidershipit të partisë. Në angazhimin tim politik çdo herë kam qenë vetvetja dhe i kam shërbyer një kauze më të madhe që është Kosova dhe PDK, duke mos e parë asnjëherë statusin dhe pozitën si vizion por të kundërtën. Shteti jonë i pavarur, dhe roli thelbësor i PDK-së në shtetndërtim është vizioni jonë përbashkues”.
Të tjera
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...