Palmer: Marrëveshja pa njohje është e mundur nëse Prishtina e Beogradi bien dakord
Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 04 June 2021
I dërguari Special i SHBA’së, Matthew Palmer, deklaroi se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara mbetet të arrijnë njohjen reciproke midis Beogradit dhe Prishtinës, por që Uashingtoni mbështet gjithashtu modalitetet e tjera të marrëveshjes, nëse të dy palët bien dakord.
Pasi bisedoi me të dërguarin special të BE Miroslav Lajcak dhe zyrtarë të lartë në Beograd dhe më parë në Prishtinë, Palmer tha për mediumin serb N1 se janë më afër një marrëveshjeje sot, “në kuptimin që të dy palët janë të gatshme të angazhohen seriozisht në dialog”, përcjell Gazeta Express.“Ne besojmë se vetëm njohja e ndërsjellë i jep fund kësaj çështjeje. Ne kemi një vizion për të ardhmen. Ne medojmë që Serbia dhe Kosova duhet të integrohen plotësisht në familjen evropiane, të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Si mund të jenë dy vende anëtare të BE-së nëse nuk njohin njëra-tjetrën? Kjo hap plotësisht rrugën evropiane për të dy palët. Kjo është arsyeja pse ne, si Shtete të Bashkuara, e shohim njohjen e plotë të ndërsjellë si mënyrën më të mirë për t’u arritur integrimi. Në kushte ideale, ne besojmë se kjo njohje e ndërsjellë duhet të jetë në qendër të marrëveshjes së ardhshme për normalizim”, deklaroi Palmer.
“Një marrëveshje zbërthehet në çdo gjë për të cilën të dy palët bien dakord. Dhe qëllimi ynë është të inkurajojmë palët të ulen së bashku, të tregojnë se cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Ne nuk përcaktojmë rendin e ditës, as nuk përcaktojmë rezultatin. Ata udhëheqin të gjithë procesin. I mbetet Beogradit dhe Prishtinës të përcaktojnë se çfarë është një marrëdhënie normale për ta ose një marrëdhënie më normale se tani”, shpjegon ai.
Duke folur për “non-papers” që u shfaqën më herët, dhe të cilat parashikonin ndryshime në kufijtë në Ballkanin Perëndimor, Palmer tha se këto dokumente nuk meritojnë ndonjë vëmendje dhe janë të parëndësishme. /
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...