Ministrja Haxhiu takon partnerët ndërkombëtarë
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 26 May 2021
Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve, në realizimin e prioriteteve dhe mbështetjes në fushën e sundimit të ligjit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se fitorja bindëse në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe besimi i tillë i qytetarëve ndaj kësaj Qeverie, obligon për përkushtim në punët jashtëzakonisht të mëdha, përkitazi me llogaridhënien ndaj qytetarëve të cilët janë matësi i punës së Qeverisë. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, Ministrja Haxhiu shprehu seriozitet dhe zotim në realizimin e prioriteteve që janë shpalosur përpara qytetarëve, të cilat tashmë kanë marrë formën e planit të punës qeverisës.
“Jam e vetëdijshme që plani ynë është ambicioz por i njëjti është i pa kompromis kur flitet për fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Për këtë, kërkoj nga ju mbështetje dhe dorë shtrëngim miqësor në hapat e proceset që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen”, shtoi Ministrja duke iu drejtuar ambasadorëve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm.
Në anën tjetër, gjithsecili nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në takim morën fjalën dhe vlerësuan ftesën e Ministres së Drejtësisë, aktivitet i cili sipas tyre do t’i shërbej koordinimit më të mirë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta, në fushën e sundimit të ligjit.
Ndër të tjera, përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit e cila do t’i kontribuoj arritjes së objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.
Të pranishmit në takim, u dakorduan për koordinim dhe bashkëpunim të mëtejmë.
Të tjera
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...