Psikologët konfirmojnë: Ata që përpiqen t’u pëlqejnë të tjerëve janë të palumtur
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 29 April 2021
T’u pëlqesh të gjithëve është një kurth tek i cili të gjithë të bien brenda. Të duash me çdo kusht miratimin e tjetrit është një dinamikë që të gjithë e kemi përjetuar të paktën njëherë në jetën tonë, në një fushë të saj apo në një tjetër.
Dëshira për t’u dashur nga të tjerët gjithashtu bën pjesë në natyrën njerëzore dhe nuk ka asgjë të keqe të duash këtë gjë. Nga ana tjetër, pikërisht përmes njohjeve sociale, ndihemi të motivuar të bëjmë atë që bëjmë.
Problemi lind kur njerëzit jetojnë vetëm në bazë të asaj që presin të tjerët dhe për këtë arsye krijojnë maska që të duken perfektë. E gjithë kjo e bën të pamundur të qenit të lumtur (dhe nuk i kënaq as njerëzit e tjerë). Ju shpjegojmë pse.
Pse dëshira për t’i kënaqur të gjithë ju bën të palumtur?
Marrëdhëniet nuk janë autentike
Marrëdhënie autentike janë ato në të cilat njerëzit ndihen të lirë të shprehen, të lëvizin dhe të jenë vetvetja. Nëse vishni një maskë për t’ju pëlqyer të tjerëve me çdo kusht, njerëzit pranë jush do ta ndiejnë atë. Mund të krijohen heshtje dhe keqkuptime të cilat vështirë se mund të rikuperohen lehtë dhe me kalimin e kohës do të rëndojnë më shumë se gurët.
Marrëdhëniet tuaja do mund të humbnin autenticitetin dhe do të përkeqësoheshin me kalimin e kohës.
Kushdo që dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve do të jetë në konflikt me veten e tij
Nëse jetoni duke dashur t’u pëlqeni të gjithëve, do të jetoni në konflikt me veten tuaj. Sa herë që ajo që ndjeni nuk do të përkojë me atë që dëshirojnë të tjerët, do të shpërthejë një luftë. Në plan afatgjatë kjo do t’ju shkaktojë vuajtje, lodhje dhe mendime negative.
Përpjekja për të ruajtur imazhin e përsosmërisë do t’ju kushtojë shtrenjtë dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë. Në fakt, shpesh do të jeni të zymtë, me humor të keq dhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë arsyen e një gjendjeje shpirtërore të tillë.
Të tjerët do të kenë një imazh të shtrembëruar për ju
Nëse do të vazhdoni të bëni gjëra për të kënaqur të tjerët dhe për t’u pëlqyer atyre, njerëzit do të krijojnë një imazh iluzionar rreth asaj që jeni. Rezultati është se nuk do të ndiheni të kuptuar dhe do të provoni një ndjenjë të thellë vetmie. Kjo ndodh sepse personazhi që keni krijuar nuk përputhet me atë që jeni vërtet. Ai drejton marrëdhëniet tuaja ndërsa jeni vetëm në bodrum me dritën shuar.
Për ata që duan gjithmonë të kënaqin të tjerët, zhgënjimet janë mbrapa derës
E gjithë kjo na ekspozon ndaj zhgënjimeve. Kushdo që dëshiron ta kënaqë veten meçdo kusht, beson që dhe të tjerët janë në borxh me të. Në realitet nuk është kështu dhe nëse e keni bërë këtë apo atë, askush nuk jua ka imponuar.
Për këtë arsye duhet të ndaloni së prituri që të tjerët të veprojnë si ju. Nëse vazhdoni të bëni veprime për të kënaqur të tjerët, mund të krijoni pritshmëri të mëdha dhe të zhgënjeheni me kalimin e kohës.
Të tjera
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...