Lajme

Ramush Haradinaj sot mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 31 March 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të mbajë konferencë për medie, në orën 12:00.

Nga kjo parti nuk kanë dhënë ndonjë informacion nëse kjo konferencë është thirrur për seancën e votimit të presidentit.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

-Advertisement-

Kështu tha kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.

Ndryshe nga LDK, PDK ka njoftuar se nuk do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit të presidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera