Lajme

Qytetari nga Vushtrria bëhet për spital derisa po i ndante dy veta duke u rrahur

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 29 March 2021

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Vushtrri pasi që janë rrahur në ndëmjet vete dhe derisa një person kishte ndërhyrë që t’i ndante, njëri prej të dyshuarve e kishte goditur në dorë me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore dhe pastaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur të shtunën në orën 23 e 32 minuta në qendër të Vushtrrisë.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera