Nushi: Pallati i Rinisë dhe 13 shtëpizat në “Gërmi” të gatshme për pacientët me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 09 March 2021
Nënkryetar i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se kjo komunë është e gatshme të shndërrojë Pallatin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Adem Jashari” në një qendër për trajtimin e pacientëve me Covid-19 me afër 400 shtretër, nëse eskalon situata me koronavirus.
Madja, për EO ai deklaroi se edhe 13 shtëpiza në parkun e “Gërmisë” i kanë ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë.
Nushi tha se në dy javët në vazhdim do të ketë rritje të rasteve me Covid-19, duke shtuar se një situatë e tillë do t`u krijoj probleme, por thekson se kjo komunë është e përgatitur për përkeqësim të gjendjes.
“Numri i cili po rritet dita ditës dhe kjo si arsye e fushatës elektorale të cilën e kemi pasur por edhe si arsyetim tjetër është mos respektimi i masave nga ana e IKShPK-së, mos respektimi i masave nga ana e qytetarëve kjo për arsye se nuk po bahen maskat nuk po respektohet distanca sociale dhe po besojmë që në dy javët në vazhdim do të jetë me rritje të vazhdueshme të numrave”, tha ai.
“Kjo do të shkaktojë telashe dhe probleme në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi për arsye të pamundësisë së menaxhimit. Komuna e Prishtinës është e përgatitur edhe për eskalim të situatës në kuptimin që i kemi 13 shtëpiza në parkun e Gërmisë dhe të cilat i kemi ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë, por e kemi të përgatitur edhe Pallatin e Kulturës “Adem Jashari”, e cila mund të rregullohet brenda kohës shumë të shkurtër për afër 400 shtretër”, u shpreh ai.
Numri infektimeve me virusin Covid-19, ka shënuar rritje në Kosovë. Nushi thotë se në rast eskalimit duhet të merret parasysh edhe mundësia e shndërrimit të hoteleve në qendra karantinimi.
Tutje, ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese për përhapjen e Coronavirusit.
“Prandaj jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe IKSHPK-në në rast të eskalimit të situatës që të merret parasysh edhe mundësia e angazhimit të hoteleve të cilat deri më tash në shumicën e shteteve janë marrë si opsione të karantinimit të qytetarëve”, tha ai.
“Tashmë jemi në valën e tretë dhe lus qytetarët të respektojnë masat në mënyrë që të mos vijmë në situatë të mos menaxhimit të situatës nëse eskalon nuk do të ketë më kapacitete as QKUK-ja, as komuna e Prishtinës që të menaxhon. Nëse vazhdojmë me këta numra atëherë mund të shkaktojë probleme të mëdha në infektimin e personelit shëndetësor. Po shpresoj që nuk do të kthehemi në LockDown”, përfundoi nënkryetari i Prishtinës
Të tjera
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...