Sport

U përplas me gjyqtarin e ndeshjes, ky është vendimi për Steven Gerrard

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 03 March 2021

Legjenda e futbollit, Steven Gerrard, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen që skuadra e tij, Rangers po zhvillon ndaj Livigstone, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të pjesës së parë, ish-futbollisti i Liverpoolit u fut në fushë duke protestuar drejt gjyqtarin kryesor të këtij takimi.

Ai u ndëshkua një herë me karton të verdhë, por nuk u ndal duke detyruar kështu gjyqtarin ta pezullonte me karton të kuq.

-Advertisement-

Pas këtij ndëshkimi, 40 vjeçari nuk do të drejtoj ekipin e tij në ndeshjen e radhës ndaj St. Mirren.

Me poshtë gjeni momentin e ndëshkimit të Gerrard./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera