Dalin fakte të reja, si iu refuzoheshin grantet fermerëve që nuk jepnin ryshfet
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 26 February 2021
Pas rastit të parë që u publikua nga Gazeta inFokus, për fermerin nga Krusha e Rahovecit që rrëfente se si iu kërkua ryshfet për grantin për rritjen e viçave të cilin e kishte fituar me 88.88 të pikëve në Ministrinë e Bujqësisë, kanë dalë edhe raste të tjera të ngjashme.
Edhe tre raste të tjera të ngjashme, janë lajmëruar në redaksinë e Gazetës inFokus. Por asnjë nga fermerët nuk ka guxim të flas publikisht për të rrëfyer ngjarjet e tyre nga frika se mund t’iu hakmerren në Ministrinë e Bujqësisë.
Megjithatë, ata kanë të përbashkët një element. Asnjëri nuk i plotësonin “kushtet” për ryshfet dhe iu refuzuan grantet, shkruan Gazeta inFokus.
Nga të gjitha këto rrëfime e ngjashme është arsyeja që zyrtarët e ministrisë kanë përdorur për të hequr këta persona nga lista e përfituesve.
Sikurse në rastin e fermerit nga Krusha, Bedri Duraku edhe në rastet e tjera arsye e refuzimit ishte vonesa për të sjellë faturat.
Durakut ka thënë se kjo ishte një arsye e kotë pasi ai as nuk i kishte vonuar faturat ashtu siç pretendohej në arsyen nga Ministria.
“Arsyen për kthimin prapë të lëndës e kishin vetëm sa për sy e faqe se kinse unë jam vonuar për dorëzimin e faturave, 34 ditë nëse nuk gaboj kështu më kanë thënë. Kur e mora ta shikoj nuk më dilnin ditët që jam vonuar por para se të shkoj lënda herën e parë përmes tjerëve jo direkt më kanë thënë duhesh me dhanë pare dhe unë nuk jam mësuar me dhanë në këtë mënyrë pare se isha mësuar me meritë. Dhe unë i thashë po takohemi dhe fillimisht i thashë sa po donë ti e kisha plan me i shkruar paret që po i kërkojnë dhe me i paraqit në policinë për krime ekonomike atëherë ata me ra në kurth por ata nuk pranuan me u taku”, deklaroi Duraku për inFokus.
Nga rasti “subvencioni 2021” numri i të arrestuarve ka shkuar në 22, ndërsa njëri nga ta Agim Nuha është liruar të enjten.
Fillimisht të mërkurën nga njësi speciale u arrestuan 10 zyrtarë të institucioneve shtetërorë dhe 2 qytetarë, ndërsa 9 persona të tjerë janë arrestuar të enjten.
Sot para Gjykatës kanë dalë 11 personat që u arrestuan të mërkurën./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...