BE insiston në rifillimin e dialogut, analistët kërkojnë qasje serioze nga qeveria e re
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 21 February 2021
Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Bashkimi Evropian po shprehet këmbëngulës në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Nga Brukseli thonë se qeveria dhe autoritetet e reja në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të dialogut, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.
Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojnë se pavarësisht deklaratave për dialogun, ekzekutivi i ri dhe kryeministri i ardhshëm duhet t’i qasen me prioritet dhe seriozitet kësaj teme, por edhe të fokusohen në reformat e brendshme.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano thotë se presin gatishmëri për dialogun nga qeveria e re në Kosovë.
“BE ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar të hënën nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme Borrell si dhe Komisioneri Varhelyi, se ne po presim me padurim formimin e qeverisë së re dhe ndër të tjera gjithashtu presim që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe të shfrytëzojnë mundësinë që para tyre të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse” thotë ai për Kosovapress.
Pavarësisht deklaratave të Albin Kurtit se dialogu nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike shprehet optimist se qeveria e re do t’i qaset me seriozitet dialogut me Serbinë.
“Pavarësisht deklaratave rreth dialogut, besoj dhe shpresoj që qeveria ta ketë seriozitetin e duhur për t’iu qasur çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme, ku konsiderohet edhe dialogu Kosovë-Serbi. Nëse vjen një kërkesë nga BE-ja, por qoftë edhe nga ShBA-ja, besoj që qeveria duhet t’i qaset me seriozitetin më të madh, normalisht duke i pasur parimet themelore të negociatave dhe strategjinë se deri ku dëshiron të arrijnë në këtë proces. Nuk do të ishte mirë të kemi ngërçe pa ndonjë arsye të madhe nëse nuk kemi ndonjë pengesë ose çështje që menjëherë i vihen në tavolinë Kosovës, e që ndoshta nuk përbënë ndonjë rrezik të madh për shtetësinë dhe shtetin e Kosovës. Do të duhej të kishte një qasje pro aktive dhe të tentohej të arrihet një marrëveshje finale”, thotë ai.
Ndërsa, Demush Shasha nga instituti “Epik” thotë se kryeministri i ardhshëm duhet të pajtohet të bashkëjetojë gjatë qeverisjes së tij me realitetin që qytetarët nuk e konsiderojnë prioritet dialogun, por në anën tjetër ekzistojnë pritjet e ndërkombëtarëve për progres të tij.
Sipas tij, Kurti duhet të gjejë një model që të ndjek reformat për të cilat ka marrë mandat, por njëkohësisht të fokusohet edhe në dialogun me Serbinë.
“Kryeministri Kurti tani duhet me i pajtua dy realitete që të bashkëjetojë në kuadër të qeverisjes së tij. Një realitet është ai ku dialogu nuk është prioritet i qytetarëve. Pra në asnjë sondazh të mundshëm, dialogu nuk del në top 5-6 prioritetet e para. Në anën tjetër është një realitet ku ekzistojnë pritjet e ndërkombëtarëve për progres në kuadër të dialogut me Serbinë. Tani këto dy gjëra nuk duhet parë si ekskluzive. Pra nuk duhet një qeveri të ndjek vetëm reformat e brendshme, apo të ndjek vetëm dialogun me Serbinë. Prandaj unë besoj që qeveria e ardhshme Kurti duhet të gjejë një model që është i mundshëm që do të ndjek reformat evropiane që ka marrë mandat, por njëkohësisht të fokusohet edhe në dialogun me Serbinë”, deklaron Shasha.
Me të dalë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri Kurti tha se dialogu nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij.
Vitin e kaluar, përkundër një sërë takimesh në Bruksel dhe Uashington nuk u arrit marrëveshja finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...