Hoti: Merrni shembull Prizrenin dhe Podujevën si qeverisin këta më shirita të kuq
Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 09 February 2021
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën, në tubimin zgjedhor në Rahovec, se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mashtrohen më 14 shkurt, nga njerëzit që shpërndajnë shirita të kuq rrugëve.
“Mos u mashtroni. Merreni shembull Prizrenin që qeveriset nga ata që vendosin shirita të kuq rrugëve, që është shenjë e sistemeve komuniste. Merreni shembull Podujevën, ku kryetari i ri është denoncuar nga një qytetarë për sulm fizik. Pra shihni çfarë shembujsh keni nga ata që po pretendojnë ta qeverisin Kosovës. Unë dua të them më zë të qartë se vetëm LDK, garanton qeverisje normale në këtë vend, e kemi dëshmuar këtë pasi kemi qeverisur me integritet të lartë gjithmonë dhe duke qenë në shërbim të qytetarëve”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së, para rahovecianëve, shpalosi detaje nga plani për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare, duke u fokusuar në bujqësi.
“Ne ju kemi dalë në ballë premtimeve tona. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi që filluan të shpërndahen sot. Në vazhdim kemi plan ambicioz në bujqësi, me projektin për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore që do të bëjë revolucion në këtë sektor”, tha Hoti.
Ai foli edhe për të arriturat e qeverisjes së LDK-së, të cilat sipas tij, janë garanci për fitore më 14 shkurt.
“E kemi hapur vendin ndaj miqve tanë, dhe sikur i qon zoti të mirat një nga një, të vjen mbështetja amerikane për ushtrinë, marrëveshja për 1 miliardë euro investime, njohja nga Izraeli etj. Me mënyrën si qeverisim kemi me i heq vizat në këtë vit. Neve na besojnë kudo në Evropë. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur pas takimeve të shumta në terren, se të dielën do ta mbyllim me fitore, sepse i kemi thënë të gjitha të vërtetat të cilat janë kuptuar drejt nga qytetarët”, tha Hoti, duke shtuar se më 14 shkurt bujqit, stafi shëndetësore, bizneset dhe të gjitha kategoritë, nuk kanë arsye me votu dikën tjetër përveç numrit 132 dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.









T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...































