Zgjedhjet 2021

Asllanaj : Dyert e hapura per LDK-në në çdo nëndegë të Suharekës.

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 07 February 2021

Po vazhdon takimet kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sali Asllanaj në çdo nëndegë të Komunës së Suharekës me ç’rast është shprehur optimist për gjithë mbështetjen që po e merr nga strukturat.

Se fundmi ai ka takuar banorët e fshatit Tërrnje, Nëpërbisht, Leshan e Shirokë dhe strukturat atje, ku iu premtua mbështetja e parezervë për ish kryetarin e Komunës së Suharekës, njëherit dhe kandidatin për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

” Besimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në çdo vend është si gjithmonë i madh.

-Advertisement-

Faleminderit miq e simpatizantë të vijës së vetme rugoviane.

Së bashku, drejt një fitoreje të radhës”, u shpreh Asllanaj për medie.

Ndryshe, në Suharekë Asllanaj udhëhoqi për tre mandate si Kryetar dhe një mandat të deputetit për tri vite, ku arriti të sigurojë shumë projekte për qytetarët e Komunës së Suharekës në atë kohë.

Kandidati për deputet mban numrin 41 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy