E humbur prej katër muajsh, vëllai i shqiptares përgjërohet në lot që ta lënë të rikthehet
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 22 January 2021
Drama në familjen shqiptare Valisi në Greqi, vazhdon akoma.
Marko, vëllai i 19-vjeçares Artemis Vasili e zhdukur prej 16 tetorit 2020 ka rrëfyer situatën dramatike që po kalon familje e tij që prej asaj dite, ndërsa i ka bërë apel personave që dyshohet se e mbajnë atë peng që ta lirojnë duke i dhënë fund dramës që po kalojnë familjarisht.
“Dua t’u drejtohem personave që mbajnë motrën time kundër vullnetit të saj, nëse ata e mbajnë atë ose kushdo që i ka bërë diçka asaj, ta lejojnë që të kthehet në shtëpi që t’i jepet fund këtij mundimi që po kalon familja jonë. Na mungon shumë. Besoj se nëse Artemis do të më dëgjonte, ajo do të na kontaktonte“, shprehet ai mes lotësh.
Ndër të tjera, vëllai i Artemisës thotë:
Jemi katër fëmijë dhe Artemis është më e ndrojtura nga të gjithë ne. Atë mëngjes para se motra ime të zhdukej, nuk do ta harroj kurrë. E kisha parë në shtëpi, fytyra e saj ishte e freskët, e lumtur dhe më uronte “punë të mbarë” sepse po bëhesha gati të shkoja në punë.
Ditën kur ajo u zhduk i tha nënës time se do të shkonte në një dyqan të madh lodrash për të pyetur nëse kishin nevojë për dikë për punë. Kur kaluan orët dhe unë u ktheva nga puna, Artemis ende nuk ishte kthyer në shtëpi, prindërit ishin të shqetësuar dhe ne e kërkuam.
Po atë natë shkuam në stacionin e policisë në Koropi për të raportuar zhdukjen e saj dhe atje na thanë se do të duheshin 48 orë që të pranohej denoncimi. Atë natë shkova me miqtë e mi për të kërkuar motrën në atë stacion autobusi ku është kapur edhe nga kamerat. I pyeta shoqet e saj por ato nuk dinin asgjë.
Ne besojmë se ajo hipi në një automjet, jo në një autobus.
Nëna ime qan gjithë kohën, nuk bën asgjë dhe është e izoluar në dhomën e saj. E gjithë familja e ka pikë të dobët Artemisë dhe sepse ajo është e ndjeshme dhe nuk meriton gjithçka që i ka ndodhur. Lutemi që çdo ditë të jetë gjallë dhe dëshmitë që marrim ata na tregojnë se ai është gjallë. Një grua pretendon se e pa motrën time në një dyqan dhe se dy të huaj ishin me të.
Shpresojmë që është me të vërtetë Artemis dhe jo një vajzë që i ngjan asaj “.
Të tjera
-
Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e...
-
“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parullë nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë
Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe...
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhu*ës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...
-
Vra*ja në Skenderaj, eksperti thotë se i akuzuari s’ka pasur tronditje mendore në ditën kritike
Psikiatri Ajet Bunjaku në cilësinë e ekspertit, të martën në Gjykatën Themelo...
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...