Bujqit kërkojnë që dëmet nga fatkeqësitë natyrore të kompensohen 80%
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 27 October 2020
Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, kanë protestuar të martën para Ministrisë së Bujqësisë, për mos realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, duke folur për keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë ka kërkuar edhe kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore me 80%.
“Ne duam luftim të keqpërdorimeve, zhvillim të sektorit të bujqësisë dhe mbrojtje të bujkut dhe prodhimtarisë së Kosovës….Grantet dhe subvencionet e fermerëve po keqpërdoren. Të kompensohen të gjithë fermerët e dëmtuar nga kushtet klimatike e jo të selektohen disa….Të vendoset reciprociteti me vendet tjera të cilat nuk lejojnë prodhimet tona të shiten a po e dhe as të kalojnë në ato vende….Ministri ka premtuar që dëmet nga fatkeqësitë natyrore do t’i kompensoi me 25% të dëmit të vlerësuar, kjo për bujqit është shumë pak dhe nuk është ndihmë as minimale. Ne kërkojmë kompensim me 80% të dëmit të vlerësuar nga komisioni komunal”, ka thënë ai.
Derisa Tahiri ka shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen do të ketë protesta radikale.
Ndërsa, përfaqësues i bujqve të dëmtuar nga breshëri dhe shiu, Kreshnik Gjafolli, ka thënë se përmes kësaj proteste po kërkojnë kompensimin e shpenzimeve në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos mbesin tokat e pa punuara.
“Jemi mbledhur këtu për të kërkuar ndihmë nga ministri për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe shiu, i cili dëmtoi produktet tona në fazën kur ato duhet të vileshin e të plasoheshin në treg. Ne po kërkojmë ndihmë në mënyrë që t’i paguajmë disa borxhe që na kanë mbetur në këtë vit dhe të mund të investojmë në vitin e ardhshëm. Me 25% të kompensimit të dëmeve ne nuk ndihmohemi, nuk ia dalim….Ne nuk kërkojmë fitimin total që mund ta kishim fituar, ne vetëm kërkojmë kompensimin e shpenzimeve në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos i lemë tokat e pa punuara”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka thënë se këtë vit do të paguhen subvencionet 2 herë, derisa për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ka theksuar se nuk kanë buxhet të paguajnë më shumë se 25%.
“Dua të njoftoj bujqit që këtë vit do t’i paguajmë subvencionet 2 herë, krahasuar me vitin 2019. Po e marr shembull për sipërfaqe të drithërave do i paguajmë 2 pagesa nga 150 euro pra 300 euro gjithsej, e kështu për të gjitha tjerat. Po ashtu për këtë vit kemi e dhe programin për zhvillim rural për grante 29 milion euro duke i shtuar kësaj edhe 2 herë subvencionet, kemi një përkrahje prej 79 milion euro për bujqit, pra përkrahja më e madhe që iu është dhënë bujqve ndonjëherë nga ministria e Bujqësisë brenda një viti buxhetor….Sa i përket kompensimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore është dëshirë e imja dhe vullnet i imi t’i paguajmë jo 80% po 200% por nuk kemi buxhet më shumë se 25%, këtë buxhet që e kemi këtë po e ndajmë me bujqit”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...