Sport

Çikat e Kosovës sonte takohen me Holandën

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 27 October 2020

Kombëtarja e Kosovës, në konkurrencën e femrave sonte takohet me Holandën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarat e Afërdita Fazliut kanë para vetës një ndeshje mjaft të vështirë, pasi holandezët janë kampione evropiane dhe nën kampione të botës.

‘Dardanet’ edhe pas barazimit 0-0 ndaj Turqisë do të zbresin në fushë të motivuara, e këtë e ka thënë edhe vet kapitenia Edona Kryeziu.

-Advertisement-

Kryeziu ka thënë që edhe pse kundërshtari është i fortë, ato do të mundohen të nxjerrin më të mirën.

“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu.

Ndërsa portierja, Florentina Kolgeci, ka thënë që nuk do të hynë në fushë të dorëzuara, pavarësisht kundërshtarit.

“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 19:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera