Lajme

Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 30 April 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë.

Një burrë nga Kosova, dyshohet se vrau një serb.

Rasti ndodhi para lokalit të këtij të fundit.

-Advertisement-

Lidhur me rastin gazeta gjermane Bild, ka zbuluar disa detaje.

Sipas gazetës, konflikti dyshohet se ka ndodhur rreth një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Sipas hetuesisë gjermane raportohet se 52-vjeçari nga Kosova i njohur si Rrustem Llapi, i kishte humbur në kumar.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të gazetës së njohur gjermane.

“A vdiq reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dusseldorf”.

Lidhur me rastin akoma po zhvillohen hetimet nga prokuroria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera