Lajme

Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 16 May 2024

Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të PDK-së, u diskutua për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes, Vjosa Osmani.

“Partia Vetëvendosje u pasurua edhe me një partner junior, me PDK-në. Mendoj që në frymën e kësaj me siguri është bërë fjalë edhe për shkurtimin e fatit të presidentes. Për çka ka mujtë me u folë aty, unë veç e di që s’ka mujtë me u folë për çështje si KiE, aty u folë për atë që folët zakonisht e ajo është për pazare”, tha Gorani në emisionin Pressing.

Në Kosovë, Gorani vlerëson se në takime të tilla nuk bisedohet asnjëherë për harmonizime programore.

-Advertisement-

“Në Kosovë gjithmonë krijohen kartele politike, para dy netësh ka qenë përpjekje me kriju kartel të re politik. Nuk bisedohet për harmonizime programore, por sikurse ne çdo kartel përcaktohet për caktimin e territorit, çmimet, fitimet, mënyra si lihen jashtë oponentët”, theksoi Gorani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera