Xi: Luftë e njerëzimit për paqen, zhvillimin dhe progresin
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 23 October 2020
Kina zhvilloi të premten një miting me rastin e 70-vjetorit të hyrjes së Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez në Republikën Demokratike Popullore të Koresë, në Luftën e Rezistencës ndaj Agresionit të ShBA-së dhe të Ndihmës për Korenë.
Në ceremoni, të pranishmit mbajtën heshtje në nderim të dëshmorëve. Presidenti i Kinës Xi Jinping, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim në mitingun e mbajtur në Pallatin e Madh Popullor në Pekin.  Xi vlerësoi rëndësinë historike të kësaj lufte, duke thënë se ajo kundërshtoi agresionin e zgjerimin e imperializmit dhe mbrojti sigurinë e Kinës së Re.
Lufta gjithashtu mbrojti jetën paqësore të popullit kinez, stabilizoi situatën në Gadishullin Korean dhe ruajti paqen në Azi dhe në botë, tha Xi. Ai theksoi se fitorja e kësaj lufte do të mbahet mend në histori, si një luftë e njerëzimit për paqen, zhvillimin dhe progresin. Kina i falënderon të gjitha vendet, popujt e organizatat ndërkombëtare paqedashëse për përkrahjen e tyre ndaj Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez në këtë luftë, tha Xi, duke shtuar se kombi kinez e do paqen dhe populli kinez e njeh mirë vlerën e saj.
Më tej në fjalimin e tij kreu i shtetit kinez theksoi se suksesi i Luftës së Rezistencës ndaj Agresionit dhe të Ndihmës për Korenë tregon vendosmërinë e prerë të Kinës për mbrojtjen e paqes botërore. Ai theksoi se Kina kurrë nuk do të kërkojë hegjemoni ose zgjerim dhe kundërshton vendosmërisht hegjemonizmin dhe politikën e më të fortit, duke ndjekur një politikë të mbrojtjes kombëtare me karakter mbrojtës.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se populli kinez do të sulmojë në situata serioze, si cenimi i sovranitetit kombëtar, i sigurisë e i interesave të zhvillimit dhe shkelja ose ndarja e territorit kinez.  Pas fillimit të luftës civile në Kore në qershor të vitit 1950, qeveria amerikane dërgoi ushtarë për të ndërhyrë, duke filluar luftën ndaj Koresë së Veriut. Kjo luftë, që zgjati dy vjet e 9 muaj, krijoi në historinë e luftërave botërore shembullin e fitores së më të dobtit ndaj më të fortit.
Të tjera
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...
-
Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash
Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesë...
-
Ndërron jetë vajza 9 vjeçare në Gjilan, nuk ia doli me mjekimin
Pas një sëmundje të vështirë sot ka ndërruar jetë nxënësja e Shkollës Fillore...
-
Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Li...
-
Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë, paralajmëron një zyrtare e lartë e OBSH-së
Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, dekl...
-
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për bashkëpunim, punësim e integrim
Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i mo...
-
Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona
Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë...