Sport

Bayern Muncheni me fytyrë kampioni ‘shkatërron’ Athletico Madridin

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 21 October 2020

Bayern Muncheni e ka mposhtur Atheletico Madridin me rezultat të thellë 4-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në ‘Allianz Arena’, golat për ‘bavarezët’ i realizuan Kingsley Coman (28’) dhe (72’), Leon Goretzka (41’) dhe Corentin Tolisso (66’).

Pas kësaj fitoreje Bayerni kryeson Grupin A me tri pikë, ndërsa Atheletico Madridi mbetet i fundit me 0 sosh.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Bayerni e luan në udhëtim te Lokomotiva e Moskës, ndërsa Athletico e pret Salzburgun./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera