Lajme

​Shala: Pezullimi nuk nënkupton që duhet të ndalojmë edhe lobimin për njohje të shtetësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 21 October 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Endrit Shala, tha se pezullimi njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk nënkupton që duhet të ndalohet lobimi për të kërkuar njohje të shtetit të Kosovës.

Ai tha se si Nismë marrëveshjen e arritur në Uashington e shohin si një mundësi të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

“Ky moratorium për këtë çështje nuk nënkupton që duhet të ndalojmë lobimin tonë për të kërkuar njohjen e Kosovës si shtet nga shtetet ku mund të arrijmë dhe të sigurojmë këtë njohje. Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington në prani edhe të presidentit Trump shteti i Kosovës u njoh nga shteti i Izraelit. Pra, çështja e mos aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dallon nga çështja e njohjes së shtetit tonë nga shtetet e tjera.

-Advertisement-

Marrëveshja e Uashingtonit ka hapur perspektivë dhe rrugë për njohje nga vendet tjera të cilat nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës. Me plot të drejtë mund të themi që përmes marrëveshjes së Uashingtonit kemi arritur të thyejmë bllokimin disavjeçarë në rrafshin e njohjeve të Kosovës”, tha ai.

Shala tha se edhe kërkuesit e kësaj interpelance në kohën kur ishin në qeveri hoqën dorë nga aplikimi në Interpol, me arsyetimin se nuk ka mbështetje derisa të sigurohet ajo.

Pa marrëveshjen e Uashingtonit, Shala tha se nuk do të kishte afatizim, por as siguri që do të arrihej anëtarësimi i Kosovës në organizata pa mbështetje të aleatëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera