Përplasen VV dhe PDK për Devollët
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 12 October 2020
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë përplasur në Kuvend për ligjin për homologimin e veturave, monopolin e të cilës e ka kompania e Devollëve.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka kërkuar ndaljen e monopolit të Devollëve dhe po ashtu ka akuzuar qeverinë Hoti por edhe opozitën në këtë rast PDK-në për lidhje me Devollët dhe krijimin e monopoleve për kompanitë e tyre.
“Këtu nuk ka çka humb shteti përveç se të fitojnë qytetarët. Ky monopol i është dhënë edhe me ligj kësaj kompanie pra Devollëve, këtu përfitojnë vetëm qytetarët pasi shpëtohen 4 mijë euro në vit. Ky projektligj heq homologimin për veturat e reja pra po hiqet obligimi për homologim për 99.9% të veturave që vinë nga jashtë , dhe ndalet ky burim financiar për një kompani e cila siç po shihet bashkoje me disa parit të opozitës por edhe në qeverisje ka lidhje dhe po vazhdon ta zhvasë shtetin
Unë edhe njëherë kërkoj nga ju që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të ndalet ky përfitim.
Në betejën Republika vs Devolli të ja mbajmë anën Republikës e jo Devollëve, Votimi do të tregojë se në cikën anë është secili deputet”, ka thënë Murati.
Ndërsa ashpër ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili e ka akuzuar Vv-në se financohet pikërisht nga Devollët.
“VV-ja financohet nga Devollët e kanë pranuar këtë edhe publikisht. Unë po kam frikë se kjo po bëhet e madhe vetëm që të përfitojnë përsëri Devollët.
Një iniciativë e cila do të përfundojë në arbitrazh. Është mirë ministri i financave me i shikuar marrëveshjet e nënshkruara me ketë kompani sepse po zhvatet shteti. Nuk është mirë të bëhet në ketë mënyrë sepse Vetëm do të shkojë në arbitrazh dhe përsëri të përfitojnë Devollët”, ka thënë Tahiri./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhunës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...
-
Vra*ja në Skenderaj, eksperti thotë se i akuzuari s’ka pasur tronditje mendore në ditën kritike
Psikiatri Ajet Bunjaku në cilësinë e ekspertit, të martën në Gjykatën Themelo...
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...