Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat pas përballjes së parë Trump-Biden
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 30 September 2020
Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do të shtojë “masa të reja” për të ruajtur rregullin në debatet e ardhshme pas debatit të parë kaotik mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden.
Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.
Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump që të lejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat.
Zoti Biden tha në një takim fushate të mërkurën se shpresonte që organizatorët e debateve të ardhshme të mund të mbyllnin mikrofonin e kandidatit që nuk ishte duke folur.
“Ishte një turp kombëtar. Nuk dua të spekulloj se çfarë do të ndodhë në debatin e dytë ose të tretë”, tha ai.
Presidenti Trump reagoi në Twitter duke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit të Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin:
“Provoni të merrni një moderator të ri dhe një kandidat më të zgjuar demokrat”.
Ai e kishte kritikuar edhe më herët në Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.
Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “për profesionalizmin dhe aftësitë e tij në debatin e natës së kaluar”.
Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndaj njoftimit, duke thënë se Komisioni “nuk duhet të ndryshojë rregullat e lojës në mes” të procesit.
Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debat për zgjedhjet presidenciale që nga viti 1988. Në një deklaratë, komisioni tha se debati i parë “e bëri të qartë se duhen bërë ndryshime në strukturën e formatit të debateve të ardhshme, për të garantuar një diskutim më të rregullt të çështjeve”.
Komisioni tha se “synon të sigurojë instrumente shtesë për të ruajtur rregullin për debatet e tjera”.
Komisioni thotë gjithashtu se po “shqyrton me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t’i bëjë ato të njohura së shpejti”. /voa
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...