Marrëdhëniet seksuale janë përmirësuar apo përkeqësuar gjatë pandemisë? Ja çfarë thotë raporti!
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 17 September 2020
Kur pandemia goditi botën, çiftet e gjetën veten përballë një sërë sfidash. Humbja e punës, realiteti i ri, të ardhurat e pakta, për dikë puna e tepërt nga shtëpia, njëkohësisht kujdesi për fëmijët, ndërkohë që shkollat u mbyllën. Stresi ka qenë i tepërt edhe për një çift Texas në mes të 40-ave, prindër të dy fëmijëve.
“Ndërpreva marrëdhëniet me bashkëshortin tim. Frika që më shkaktoi virusi ishte e madhe. Plaga që po shkatërronte shoqërinë, ndikoi në çdo aspekt të jetës sime. Për dy javë kam qëndruar shtrirë, dhe nuk bëja asgjë. Covid-19 ka pushtuar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë. Pra, nuk është për t’u habitur që është futur edhe në dhomat tona të gjumit”. Shumë njerëz po raportojnë sfida në jetën dhe marrëdhëniet e tyre seksuale.
Çfarë thonë sondazhet për seksin!
Disa njerëz raportuan se jeta e tyre seksuale dhe jeta romantike ishte përmirësuar dhe marrëdhëniet e tyre ishin më të mira dhe më të forta se kurrë. Por një numër më i madh i të anketuarve raportuan sfida në jetën e tyre seksuale dhe marrëdhëniet romantike.
Studimi filloi në mes të marsit me 2,000 të anketuar, midis moshave 18 dhe 81 vjeç. Rreth 44% e pjesëmarrësve raportuan se jeta e tyre seksuale, nuk është më si më parë. Ajo ka ndryshuar për keq.
Rreth 14% thanë se jeta e tyre seksuale ishte përmirësuar, dhe 23% raportuan se marrëdhënia e tyre ishte e njëjtë, informon dritare.net.
Kur njerëzit shkojnë me pushime dhe kanë më shumë kohë të lirë, zakonisht kanë më shumë aktivitet seksual. Por kjo verë, është shumë ndryshe nga e kaluara, në bazë të raporteve të studimeve. Dhe shkaku kryesor për përkeqësimin e marrëdhënieve seksuale, të raportuara nga shumë çifte, është pandemia.
Rënia e cilësisë së jetës seksuale të dikujt shpesh ndërlidhet me nivele më të larta të stresit, sipas Lehmiller.
Stresi vjen nga shumë burime të ndryshme, është kompleks dhe multi-faktorial. Sa më shumë njerëz të stresuar, aq më pak dëshirë për seks. Kjo është e vërtetë edhe kur biznesi nuk është prekur aspak nga pandemia, dhe të ardhurat nuk janë një shqetësim për çiftet. Si në rastin e Marcus Anwar, 31 vjeç, i cili punon në Toronto duke drejtuar OhMy.
Të ardhurat e OhMy janë trefishuar që nga fillimi i pandemisë, tha ai, por kjo do të thotë më pak kohë e lirë për çiftin.
“Ka ditë që po punoj 14 deri në 16 orë. Pushimi i fundjavës është një gjë që i takon së kaluarës,” tha Anwar. “Kur të mbaroj punën, përpiqem të kaloj kohë me Tiffany. Por fatkeqësisht, ka telefonata, emaile të vazhdueshme që duhet t’u përgjigjem, duke e bërë shumë të vështirë ndarjen e punës nga jeta personale”.
Të flasësh për seksin është e vështirë
Diana Wiley, një terapiste seksi e certifikuar me bazë në Seattle, i tha CNN se të flasësh për seks mund të jetë shumë e vështirë.
Wiley sugjeroi disa mënyra që çiftet të përpiqen të kenë një jetë të shëndetshme seksuale, edhe në kohë pandemie, duke përfshirë këshilla për ledhatime të trupit, të cilat fillojnë me prekje joseksuale për të ndihmuar në lirimin e stresit.
Të tjera
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...