Ky ishte amaneti i fundit i Adem Mikullovcit – (Video)
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 15 Shtator 2020
Aktori i mirënjohur shqiptar, Adem Mikullovci mesnatën e së hënës ka ndërruar jetë. Por, pas vete ka lënë një amanet të madh.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “N’Konak”, prodhim i Gazetës Infokus, Mikullovci, një vit më parë pati treguar se si kishte menduar ta shkruante vdekjen e tij.
“Kjo i bjen… qysh dal ngadalë njeriu shkon. Mas pari po ti merr flokët, po ti merr sytë, po ti merr vesht, dal ngadal po ta merr forcën e këmbëve, po vjen tu u dobësue dhe po e sheh qysh po vjen dal ngadal dhe e sheh qysh po shuhesh. A frikë jo. Frikë nuk ka por ka gjithmonë kureshtje çka përtej? Cka ndodhë me trunin e njeriut, gjithë kjo dijeni, kjo menquri që e ka njeriu në kokë shuhet dhe shkohet si me ckyq prej rryme. Dashtë e pa dashtë duhet njeriu të mendoj edhe për këto”, pati thënë Mikullovci.
Ndërkaq, në atë kohë, ai nuk kishte përgatitur ndonjë amanet të vecantë për pasardhësit e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Megjithatë, për qytetarët kishte një mesazh, të cilin nuk e shihte si porosi.
“Sipas tregimeve të Anton Qetës, njerëzit kanë lënë amanete kur kanë vdek, kanë lanë do porosi. Unë po vdes veç amanet po ju la këta këto këto. Unë skam amanet. Krejt çka kam amanet është, duajeni njëri tjetrin, respektojeni njëri tjetrin. S’kam, s’kam porosi për kërkan”, pati thënë Mikullovci.
Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike, shkruan Gazeta Infokus.
Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.
Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq, për lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.
“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...


































