Gruaja nga Prizreni e infektuar me COVID-19 lind në QKUK, priten rezultatet për foshnjën
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 03 July 2020
Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën.
Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.
Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente.
Drejtori i kësaj klinike u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar.
Jakup Ismajli në një intervistë për KosovaPress thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim në Klinikën Gjinekologjike.Ai tregon për gjendjen e pacientes, e cila është konfirmuar me Covid-19.
“Për momentin e kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen është ende Covid pozitiv, ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar…Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vital”, thotë Ismajli.
Në rast se foshnja rezulton negativ, Ismajli shton se sot do të lirohet edhe pacientja nga Prizreni, e cila duhet të vetëizolohet për dy javë.
Veç tjerash, ai thekson se sot është testuar edhe një paciente tjetër, ndërkohë që javën e kaluar janë trajtuar tri paciente me koronavirus.
“Sot e kemi edhe një rast tjetër në testim, tash është marrë testi presim që të na vijnë rezultatet e testeve. Sepse dikton në mënyrën e lindjes që ta përfundojmë lindjen…Javën e kaluar kemi pasur edhe tri shtatzëna, dy janë përfunduar me prerje cezariane, kurse një tjetër është përfunduar me lindje normale. Të tria kanë qenë Covid pozitiv. Është bërë testimi edhe i bebeve kanë dalë negativë, janë lëshuar në shtëpi me terapi dhe me rekomandim që të përcillen nga IKShP”, shton ai për KosovaPress.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike u bën thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij janë të stërngarkuar.
“Kisha bërë një kërkesë spitaleve regjionale që mos ta ngarkojnë Klinikën Gjinekologjike, e cila edhe ashtu është e angazhuar. Vetëm mbrëmë kemi pasur 39 lindje dhe pothuajse shumicën e kemi pasur nga regjionet, nga Prizreni, Gjakova, Ferizaj. E kisha pasur një lutje që rastet të cilat janë të menaxhueshme që kanë mundësi që ta përfundojnë lindjen në spitalet regjionale, ta kryejnë lindjen atje. Mos të na ngarkojnë sepse jemi gati të stërngarkuar. Vetëm sot i kemi 220 pacientë, jemi jashtëzakonisht të ngarkuar”, bën thirrje Ismajli.
Për katër muaj në Kosovë janë konfirmuar 3064 raste me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...