Lajme

Zeka: Albin Kurti ka rënë nën ndikimin e Haki Abazit, ai është koronavirusi i qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 04 May 2020

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Zeka ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe zëvendëskryeministrit të Koosvës, Haki Abazit.

Zeka e quan Abazin koronavirus të qeverisë dhe thotë se Kurti ka rënë nën ndikimin e tij, shkruan gazeta inFokus.

“Haki Abazi është koronavirusi i kësaj qeverie.  Ai është maestro e thurjes së intrigave duke e rrejt Albinin, duke i thanë që i njoh do amerikanë. Albini ka ra totalisht nën ndikimin e njerëzve si Haki Abazi dhe disa këshilltarve të tij vendor e nga Tirana, për konfrontimin e tij të pashëmbyllt në histori”, ka thënë Zeka në T7.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka thënë se VV-ja po mendon se e ka çliruar Koosvën pas zgjedhjeve të 6 tëtorit dhe po tenton që të ç’rrënjosë çdo proces të krijuar në 20 vitet e fundit.

“VV-ja erdhi në pushtet si çlirimtare dhe po këkron të ç’rrënjosë çdo proces të krijuar deri më tani në Kosovë.  Ata nuk pranuan se NATO e ka shliruar Kosovën dhe po mendojnë që e bënë ata”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera