Shëndetësi

5 mëngjese të shpejta e dietike, magjike për format tuaja

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 21 February 2018

5 mëngjeset që do ju servirim më poshtë janë të balancuara për nga vlerat ushqimore, të lehta për nga kaloritë, por dhe shumë të përshtatshme për ritmin e nxituar të një jave intensive.

Me pak fjalë ideale…

-Advertisement-

Përgatit një lëng me fruta të shtrydhura dhe qumësht. Shoqëroje me një nga ato shufrat me drithëra që shiten në supermarkete. Merrni vitamina dhe proteina me një gllënjkë e sigurisht dhe drithërat e domosdoshme.

Simite drithi integral me gjalpë kikiriku dhe rrush të thatë. Ato mund t’i përgatisni madje dhe një natë më parë e t’i vendosni në frigorifer. Mos harroni që gjalpi i kikirikut duke bërë pjesë në yndyrnat bimore, është një nga burimet e yndyrnave të domosdoshme, shumë më i mirë se gjalpi shtazor.

Kos me drithëra dhe frutat e preferuara të pyllit. Nuk ju kushton asgjë të mbushni disa enë të vogla me kos të thjeshtë, drithëra dhe fruta të freskëta pylli që gjenden në çdo stinë, nga luleshtrydhet, te manaferrat, boronicat…

Jepuni mollëve një shije më të spikatur duke i kombinuar me djathë të butë të staxhionuar dhe përzierje frutash të thata. Pritini mollët që një natë më parë dhe spërkatini me lëng limoni për të shmangur ngjyrosjen. Priteni djathin në kube. Në çastin që do i hani hidhini në enë të gjitha.

Gjizë pa kripë dhe pjeshkë. Mos harroni frutat e stinës, pjeshkat. Pritini, pasi i keni qëruar në një kuti me gjizë të freskët pa kripë. Shtojini frutat e thata të preferuara: arra, bajame…për më shumë shije dhe e keni gati mëngjesin e shpejtë dhe të balancuar, shkruan Revista Class.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera