Lajme

20 persona të lënduar nga bora në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 04 April 2023

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Serbinë qendrore dhe veriore që prej ditës së djeshme, të hënën në mbrëmje.

Bora bie pa pushim prej 14 orësh duke shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qasja në vendbanimet e vendosura në lartësi të madhe është e pamundur. Probleme me energjinë elektrike ka edhe në fshatrat malore.

Në Beograd, lartësia e borës në tokë arriti në 15 cm, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme për muajin prill.

-Advertisement-

Në pjesët qendrore të qytetit, pemët kanë rënë, duke plagosur kalimtarë dhe duke shkaktuar dëme në automjetet e parkuara.

Dy studente kanë mbetur të plagosur nga një degë e rënë dhe janë dërguar në spital.

Në një autostradë afër qytetit të Kragujevacit, një autobus doli nga rruga për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme dhe ra në një kanal. Si pasojë 18 pasagjerë u plagosën.

Sinoptikanët paralajmërojnë se moti ekstrem do të zgjasë edhe dy ditë të tjera, ku temperaturat gradualisht do të fillojnë të rriten.

Autoritetet po marrin gjithashtu masa paraprake për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore në qytetet buzë lumenjve ku niveli i ujit pritet të rritet ndjeshëm kur bora shkrihet dhe ekziston rreziku i përmbytjeve.

Thaçi nga Haga: Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera