Lajme

Thaçi nga Haga: Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 04 April 2023

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar pa betim para gjykatës në Hagë, ku nga dje ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Thaçi e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se sot së bashku me mbrojtjen e tij e kanë nisur rrugën drejt drejtësisë.

Derisa ka deklaruar se nuk mund të bëhet drejtësi për viktimat duke u ndjekur të pafajshmit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Sot ne e kemi nisë një rrugëtim së bashku drejt drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua ato janë gur themeli i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të thënë se ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme pavarësisht nga përkatësia etnike fetare apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm në të gjitha akuzat. Unë jam gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time për popullin tim dhe për vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë”, ka deklaruar Thaci në Speciale.

Hashim Thaçi dhe shteti i Kosovës është shfajësuar njëherë tashmë, sipas Thaçit, për vetë arsyen që e krijoi këtë gjykatë, raporti i senatorit Dick Marty, nga i cili nuk ka dalë asnjë fakt dhe asnjë e vërtetë, dhe tash pret të shfajësohet edhe nga të gjitha akuzat tjera përballë ZPS-së./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera