Lajme

17-vjeçarit i sekuestrohet një armë pa leje

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 07 June 2022

Policia gjatë ditës së djeshme e ka sekuestruar një armë nga një 17-vjeçar, në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se E.M. është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve.

-Advertisement-

“Në orët e mbrëmjes së datës 06 qershor 2022, Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
I dyshuari E M., 17vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera