14 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për kontrabandim të mallrave dhe dhënie ryshfeti
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 20 October 2021
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.S., për shkak të veprës penale kontrabandimi i mallrave nga neni 311 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së, të pandehurin F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe të pandehurin A.M. për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka theksuar se kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar për marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të pandehurit i ka shpallur fajtor dhe të njëjtit i ka gjykuar si vijon: të pandehurin L.S. e ka gjykuar me dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000.00) euro. Të pandehurin F.R. me dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro dhe dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj i cili dënim në bazë të nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim gjobë në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro dhe të pandehurin A.M. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro dhe dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj i cili dënim në bazë të nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim gjobe në shumë prej njëmijepesëqind (1.500).
Sipas kësaj gjykate, i pandehuri L.S. akuzohet se nga tetori i vitit 2020 deri më 18.05.2021, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka bartur mallra dhe ka kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor, me rastin e ndaljes dhe kontrollit nga hetuesit doganor, në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e barnave prej 15 artikuj, përkatësisht 1,385 pako si dhe 248 copë, ndërsa me rastin e kontrollit të depos-garazhës së tij, gjenden dhe sekuestrohen edhe një sasi tjetër e barnave prej 359 artikuj, gjithsej 16,290.00 pako, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën prej 80,061.06 euro. I njëjti më 18.05.2021 në pikën kufitare në Han të Elezit, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme zyrtarit doganor, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 70 €, për çka edhe ishin marr vesh paraprakisht përmes telefonit, me qëllim që të mos i nënshtrohet procedurave ligjore të kontrollit kufitar.
“I pandehuri F.R. akuzohet se më 19.03.2021, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë për vete, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme zyrtarit doganor, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 20 euro, për shërbimin e kryer ngase i kishte mundësuar futjen e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit kufitar. I pandehuri A.M. akuzohet se më 21.03.2021, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë për vete, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme apo përftim tjetër personit zyrtarë, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 50 euro, për shërbimin e kryer ngase i kishte mundësuar futjen e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit kufitar”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...




























