Lajme

11-vjeçari kalon i vetëm kufirin nga Ukraina në Sllovaki

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 06 March 2022

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u përshëndet si “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi ata thanë se ai kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike, një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

-Advertisement-

Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook të shtunën, thoshte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi ishte në gjendje të vinte në kontakt me të afërmit e djalit në Sllovaki të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera