Dega e AAK-së në Junik kërkon nga Prokuroria të hetojë votat e diasporës
Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 16 November 2021
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Junik, ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora për Junikun, për shkak të dyshimeve se shumica e këtyre votave janë shënuar nga një person, në të kundërtën qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet legjitime.
Në një postim në Facebook, AAK thotë se votat e dërguara nga diaspora janë shënuar nga një person i vetëm.
“AAK, dega në Junik, do ta ankimojë procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, anëtarët e KQZ-së etj., dyshohet se shumica absolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vëllai i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfeve të ardhura, ku shihet qartë se është e njëjta dorë, i njëjti drejtshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!”, thuhet në postim.
AAK, Dega në Junik, thotë se kanë dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme se ky votim nuk është real, i falsifikuar, si në raundin e parë, ashtu edhe në balotazh, andaj i bën thirrje prokurorisë dhe organeve të hetuesisë që të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë.
“Në të kundërtën, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet assesi legjitime”, përfundon Dega e AAK-së në Junik.
Të tjera
-
Osmani shpërndan fjalimin e shefes së USAID, e cila përmendi Kosovën para mijëra vetave gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin e Iowa’s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar USAID-in dhe Universite...
-
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë
Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligj...
-
Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Serge...
-
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori ...
-
Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjak...
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...